Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 241, datë 31.03.2011 Për kryerjen nga Posta Shqiptare Sh.a. të shërbimeve postare, financiare, dhe shërbimeve të tjera që janë në përputhje me veprimtarinë e kësaj poste, për institucionet e qeverisjes qendrore e vendo

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 7 të ligjit Nr. 8530, date 23.9.1999 «Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar, me propozimin e Ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Kryeministria, ministritë, institucionet e sektorit publik, veprimtaria e të cilave mbështetet në pronën publike, shtetërore, institucionet e qeverisjes vendore, si dhe shoqëritë tregtare me capital shtetëror, si për llogari të tyre, ashtu edhe në shërbim të shtetasve e anasjellas, të realizojnë nëpëmjet «Posta shqiptare» sh.a., këto shërbime:

a) shërbimet postare;

b) shërbimet financiare që nuk bien në kundërshtim me legjislacionin aktual;

c) Shërbime, që janë në përputhje me veprimtarinë e «Posta Shqiptare» sh.a., të cilat ngarkohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose ministrit që mbulon veprimtarinë e shërbimeve postare.

 

2. Institucionet e lartpërmendura, për shërbimet e tjera, të cilat janë në përputhje me veprimtarinë e «Posta Shqiptare» sh.a., si ofrues i parë, t’i drejtohen kësaj poste. Në rast se këto shërbime nuk realizohen nga «Posta Shqiptare» sh.a., atëherë mund t’u ofrohen operatorëve të tjerë.

3. Për shërbimet e ofruara, sipas këtij vendimi «Posta Shqiptare» sh.a., do të zbatojë tarifa të orientuara me vlerat e tregut.

 

4. Vendimi Nr. 414, datë 7.6.2006 i Këshillit të Ministrave «Për kryerjen nga «Posta Shqiptare» sh.a., të shërbimeve postare dhe financiare të ministrive, institucioneve buxhetore, ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital shtetëror», shfuqizohet.

 

5. Ngarkohet Ministri për Inovacion dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

Deja una respuesta

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *

Este sitio usa Akismet para reducir el spam. Aprende cómo se procesan los datos de tus comentarios.